Ish trajneri i Schalke pendohet për transferimin e Mustafit dhe Kolasinac

Trajneri Christian Groos, ka pranuar se është penduar për transferimin e dyshes Sead Kolasinac dhe Shkodran Mustafi.

Sport

02/03/2021 15:44

Ish trajneri i Tottenham u shkarkua nga Schalke 04 vetëm pas dy muajve në krye, përcjellë lajmi.net.

Klubi gjerman nën urdhrat e tij fitoi vetëm një ndeshje në 12 ndeshje duke u renditur në pozitën e fundit në tabelë.

Mirëpo, shkarkimi i Gross thuhet se ndodhi shkaku i një revolte të lojtarëve, derisa thuhet se Mustafi dhe Kolasinac ishin shkaktarët.

Së fundmi, Gross ka thënë se pavarësisht eksperiencës që kanë dyshja, nuk kanë sjellur në skuadër atë çfarë ai priste.

“Nuk do merrja lojtarët si në verë. Kanë eksperiencë, por po, asgjë nuk funksionoi”.

“Ata ndoshta nuk do ishin të lirë për Schalke nëse do luanin ndonjëherë te Arsenal”, deklaroi ai.

Thuhet se ish dyshja e Arsenalit bindën lojtarët e tjerë që të kërkojnë nga drejtori, Jochen Schneider të shkarkohet sa më parë trajneri./Lajmi.net/