Ish-trajneri i Dortmund i hapur për të marrë drejtimin e kombëtares së Austrisë

Kombëtarja e Austrisë mund të bëhet me trajner të ri.

Sport

04/04/2022 19:32

Dështimi për t’u kualifikuar në Kupën e Botës mund të sjell ndryshime të mëdha te kjo kombëtare.

Stoli është pika e parë. Ish-trajneri i Borussia Dortmund, Peter Stoger është në mesin e kandidatëve që mund të marrë drejtimin e austriakëve, pasi Franco Foda la pozitën e tij.

“Unë e kam bërë të qartë që nëse Austria më dëshiron, atëherë ajo punë është në interesin tim”, ka thënë Stoger për ‘Sky’, transmeton lajmi.net.

Franco Foda ka dhënë dorëheqje nga stoli i Austrisë, pasi dështoi të kualifikohet në Kupën e Botës.

Stoger është i hapur që ta sfidojë veten e tij në pozitën e trajnerit të Austrisë. Mbetet të shihet nëse federata austriake do t’i bëjë ofertën. /Lajmi.net/