Ish trajneri i De Ligt: Besoj që do largohet nga Juventus

E ardhmja e mbrojtësit Matthijs de Ligt është bërë e paqartë, sidomos pas deklaratave të agjentit Mino Raiola.

Sport

20/09/2021 16:54

Raiola në vikend theksoi se De Ligt mund të largohet në verë, ndërsa tani ka shumë spekulime për të ardhmen e holandezit, shkruan lajmi.net.

Ish trajneri i De Ligt te Ajax U17, Brian Roy, gjithashtu tha se beson që do largohet këtë verë nga Juventus.

“De Ligt duhet të jetë titullarë te Juve. Është absurde ta shohësh në stol”.

“E ardhmja? Mendoj se do largohet nga Juventus në fundin e sezonit”, deklaroi ai.

Ndërkohë, De Ligt ka klauzolë të lirimit me vlerë 150 milionë euro që mund të aktivizohet në verën e vitit 2022./Lajmi.net/