Ish-sportisti lëpiu gruan në fytyrë për ta infektuar me koronavirus

Ish-ylli i NFL, Jim Hill është akuzuar nga bashkëshortja e tij se ia lëpiu fytyrën, me qëllim që t’i jepte asaj koronavirusin.

Sport

06/04/2020 14:53

Lori Lee, gruaja e Hill, pretendon se komentatori i njohur i sportit u bë i dhunshëm gjatë një argumenti që ndodhi në shtëpinë e tyre në Los Angeles.

“Jim Hill mohon pretendimet e Lori Lee për dhunën në familje”, tha avokati i Hill për TMZ Sports, transmeton lajmi.net.

Në ankesë, Lee shpjegoi që ajo ishte e shtrirë në tokë duke pritur që Hill ta godiste, por që në vend të kësaj ai i tha asaj se ai kishte COVID-19 dhe e lëpiu fytyrën në mënyrë agresive që të përhapte sëmundjen. /Lajmi.net/