Ish punonjësit e Qeverisë vazhdojnë të përfitojnë paga, laptopë e telefona
Qeveria i mbanë me para njerëz që nuk i shërbejnë dhe që kanë përvetësuar jashtëligjshëm asete publike.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2015/03/qeveria.gif)
Lajme
Janë 25 ministra ose zëvendësministra të mandatit të shkuar që marrin 70 për qind të pagës bazë, ndonëse nuk punojnë.
Shumë nga ta, por edhe të tjerët që nuk e realizojnë këtë pagë, nuk i kanë dorëzuar asetet qeveritare që i kishin në shfrytëzim, si telefonat e laptopët.
Ka edhe zyrtarë që, ndonëse janë emëruar në këtë mandat, i marrin pagat, por e bojkotojnë punën, përcjell koha.net. Krejt çka kanë bërë zyrtarët aktualë është një lutje për dorëzim të këtyre pajisjeve.