Ish-presidente i “del gjumi” dhe kritikon qeverinë Kurti: Hajni poshtë e hajni nalt, por unë s’përdori standarde të dyfishta

Ish-presidentja e vendit, deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, është deklaruar sot në Kuvend të Kosovës. Vjosa Osmani për dallim nga heshtja disa vjeçare, tani është “Aktivizuar” d he po flet për mos-zhvillimin e vendit. Madje ajo është deklaruar për Raportin e Komisionit Evropian, ku tha se pati ngecje dhe se Kosova nuk pati asnjë përparim.…

Lajme

11/11/2026 15:49

Ish-presidentja e vendit, deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, është deklaruar sot në Kuvend të Kosovës.

Vjosa Osmani për dallim nga heshtja disa vjeçare, tani është “Aktivizuar” d he po flet për mos-zhvillimin e vendit.

Madje ajo është deklaruar për Raportin e Komisionit Evropian, ku tha se pati ngecje dhe se Kosova nuk pati asnjë përparim. Vjosa Osmani në Kuvend foli me një ton të ashpër, e përçmues ndaj udhëheqjes së tanishme- ani pse deri dje ishte në pajtim me Kurtin thuajse në gjithkah.

“Në funksionimin e gjyqësorit, po flasim për vitin 2025, mos i ngatërroni me ditët e fundit Funksionimi i gjyqësorit nuk ka progres kontrolli financiar nuk ka progres, shkenca dhe kërkimi nuk ka progres. Bujqësia dhe zhvillimi rural nuk ka progres. Transformim digjital dhe media nuk ka progres. Siguria ushqimore nuk a progres. E kur kthehemi tek sistemi i drejtësisë, një sistem që bashkërisht e kemi kritikuar në ato vitet e famshme që po thirreni deri në vitin 2020, çka thotë Komisioni Evropian. 6 vite pas flet për ndikime politike, për ndikime politike në sistemin e drejtësisë që vazhdojnë të jenë pengesë serioze në pavarësinë dhe paanshmërinë e këtij sistemi.Mesa duket është shumë më lehtë të shpallës luftë ndaj së kaluarës se sa të ndërtosh institucione të pavarura në të tashmen”,deklaroi Osmani.

“S’po flasim ne për pak ditë më, 6 vjet. 6 vjet dhe strategjia kundër korrupsionit askund. Por korrupsioni nuk matet vetëm me numrin e rasteve që përfundojnë në gjykata, por me besimin që qytetarët duhet të kenë në këto të dhëna e që tregojnë se shëndetësia e drejtësia janë ndër fushat ku qytetarët perceptojnë më së shumti ndikimin e korrupsionit. E kjo është veçanërisht shqetësuese sepse bëhet fjalë për dy sistemi nga të cilat qytetari pret mbrojtja, drejtësi e trajtim të barabartë. Te financat publike thuhet se nuk ka progres. Para disa ditësh janë trajtuar rekomandimet e auditorit që vazhdojnë të mos zbatohen siç duhet përkundër shkeljeve enorme e abuzim të taksave të qytetarëve tanë. Këtu po flas si për abuzim në nivel komunal, si për abuzim në nivel qendror. Hajni poshtë e hajni nalt, e askush s’duhet me pas të drejtë e me mendu që në këtë Parlament duhet me gjetë mbrojtje as për hajni as për korrupsion”,shtoi Osmani, shkruan lajmi.net.

Ajo tha se “As komuna e as në nivel qendror, jo si tavolinë suedeze, dikën me kritiku e dikën me mbrojt. Raporti i Auditorit është shumë i qartë kujt i dha raport i keq, apo kujt i dha të pamodifikuar. Unë nuk përdori standarde të dyfishta, gjuhën e njëjtë që kam përdorur ndaj atyre në të kaluarën, disa prej juve as nuk e dini se s’keni qenë as në politikë, të njëjtën po e përdori dhe sot. Stagnimi fatkeqësisht nuk përfundon tek drejtësia e financave”./Lajmi.net/