Ish-portieri i Vllaznisë gjen vdekjen pas hedhjes nga ndërtesa

Policia e Korçës njoftoi sot se një burrë 60-vjeçar gjeti vdekjen pasi u hodh nga kati i katërt i pallatit ku banonte i vetëm në lagjen nr 2 të qytetit.

Sport

23/07/2017 19:50

Gazeta “Panorama” mëson se ai është Gjergji Kushe, ish-sportist, ish-portieri i Vllaznisë së Shkodrës.

Ai jetonte prej disa kohësh i vetmuar në banesë dhe se ishte përdorues i rregullt i pijeve alkoolike.

Kohët e fundit mësohet se ai kishte rënë në depresion.

Ai lindi në Korçë, por për disa vite me radhë ka mbrojtur portën e Vllaznisë duke fituar disa trofe. Kushe ishte pjese e brezit të artë të kuqebluve në vitet 1980.

Më datë 23.07.2017, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal të Korçës, ka shkuar i pajetë trupi i shtetasit Gj.K, rreth 60 vjeç.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas, në gjendje të rënduar emocionale është hedhur nga kati i katërt i pallatit në të cilin banonte në lagjen nr 2 të qytetit të Korçës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nga veprimet e kryera, rezulton se shtetasi Gj.K, jetonte i vetëm dhe kishte lënë edhe një letër në të cilën sqaronte arsyet e vetëvrasjes së tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.