Ish-portieri i Arsenalit “gozhdohet” në Angli për veprimin ndaj djaloshit që mbledhte topat

Në takimin e xhiros së 19-të të kampionatit anglez të futbollit, Bournemouth mundi Fulhamin me rezultat 3:0, duke arritur fitoren e katërt radhazi në ligë dhe ndeshjen e shtatë radhazi pa humbje. Vendasit kaluan në epërsi në fund të pjesës së parë me golin e Justin Kluivert, Dominic Solanke shënoi 2:0 nga penalltia në minutën…

Sport

26/12/2023 19:06

Në takimin e xhiros së 19-të të kampionatit anglez të futbollit, Bournemouth mundi Fulhamin me rezultat 3:0, duke arritur fitoren e katërt radhazi në ligë dhe ndeshjen e shtatë radhazi pa humbje.

Vendasit kaluan në epërsi në fund të pjesës së parë me golin e Justin Kluivert, Dominic Solanke shënoi 2:0 nga penalltia në minutën e 62-të dhe Luis Sinisterra konfirmoi fitoren në kohën e fundit.

Lojtari më i kritikuar i ndeshjes ishte portieri i Fulhamit, Bernd Leno, i cili pësoi tre gola dhe ish-portieri i Arsenalit u “kryqëzua” nga mediat angleze dhe rrjetet sociale për largimin e djalit që merrej me grumbullimin e topave gjatë ndeshjes, përcjell lajmi.net.

Leno ishte me nxitim dhe mendoi se djali po e bënte detyrën shumë ngadalë, ndaj në një moment e shtyu dhe ia mori topin.


Ai e kuptoi menjëherë se çfarë kishte bërë dhe i kërkoi falje djalit dhe e përqafoi, por ishte tepër vonë./Lajmi.net/