Ish polici ekstradohet nga ShBA në Shqipëri, kërkohej për korrupsion dhe nxjerrjen e sekretit shtetëror
Policia e Shtetit në Shqipëri ka bërë të ditur se në bashkëpunim me organet amerikane të sigurisë kanë arritur të lokalizojnë dhe arrestojnë në Shtetet e Bashkuara, një shtetas shqiptar, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar. F. L., 56 vjeç, ish-oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ishte në kërkim për…

Lajme
Policia e Shtetit në Shqipëri ka bërë të ditur se në bashkëpunim me organet amerikane të sigurisë kanë arritur të lokalizojnë dhe arrestojnë në Shtetet e Bashkuara, një shtetas shqiptar, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar.
F. L., 56 vjeç, ish-oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ishte në kërkim për vepra penale në fushën e korrupsionit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror.
“Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në koordinim me Prokurorinë Speciale (SPAK) dhe Agjencinë Federale DSS/OCIU, prezente në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë në Shtetet e Bashkuara, një shtetas shqiptar, në kërkim ndërkombëtar, me urdhër arresti nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), për t’u përballur me akuzat dhe sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
Shtetasi F. L. u ekstradua rreth orës 15:00 të ditës së sotme.”