Ish-Miss Shqipëria, Klea Bushi në lidhje me biznesmenin malazes

Klea Bushi ka nisur lidhje të re dashurie.

ShowBiz

13/02/2021 11:01

Bukuroshja shqiptare Klea Bushi në vitin 2019 rrëmbeu kurorën e “Miss Shqipëria”, shkruan lajmi.net.

Përmes postimeve në rrjete sociale, Klea ka bërë të ditur se ka nisur lidhje dashurie me biznesmenin malazes, Millosh.

Në rrjete sociale, çifti kanë ndarë me ndjekësit disa fotografi të përbashkëta, ku shfaqen të lumtur krah njëri-tjetrit.

Partneri i Klea Bushit njihet për një firmë të patundshmërive dhe agjenci të turizmit. /Lajmi.net/