Ish-ministrja paralajmëron mundësinë e destabilizimit të veriut nga Vuçiqi para zgjedhjeve në Kosovë
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, ka thënë se periudha pas zgjedhore në SHBA mund të shfrytëzohet nga Rusia për të intensifikuar sulmet edhe aneksuar territore të reja nga Ukraina. Përmes një publikimi në Facebook, Hardinaj nënvizoi se me sjelljen agresive të presidenti serb, Aleksnadr Vuciq, Kosova duhet të mbetet vigjilente ndaj…
Lajme
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, ka thënë se periudha pas zgjedhore në SHBA mund të shfrytëzohet nga Rusia për të intensifikuar sulmet edhe aneksuar territore të reja nga Ukraina.
Përmes një publikimi në Facebook, Hardinaj nënvizoi se me sjelljen agresive të presidenti serb, Aleksnadr Vuciq, Kosova duhet të mbetet vigjilente ndaj mundësisë së stabilizimit në veriun e Kosovës, veçanërisht sipas saj në periudhën e tranzicionit, para rikthimit të administratës Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas ish-ministres, Haradinaj, Vuciq mund të përpiqet të ndezë provokime destabilizuese në veri të vendit, duke e përdorur këtë periudhë për të krijuar tensione para fushatës zgjedhore të 9 shkurtit në Kosovë, transmeton lajmi.net.
“Më e rëndësishmja: Qeveria duhet të koordinohet ngushtë me institucionet e sigurisë së SHBA dhe të mbajë veriun të qetë me çdo kusht sidomos deri pas zgjedhjeve të 9 shkurtit”, theksoi Haradinaj.
Postimi i plotë:
Putini po e përdor periudhën e tranzicionit paszgjedhor në SHBA për të intensifikuar sulmet e aneksojë territore të reja nga Ukraina e pavarur.
Meqë jemi të vetëdijshëm për sjelljen e Vuçiqit që ndjek me fanatizëm librin e lojërave të Putinit, Kosova duhet të mbetet vigjilente ndaj përpjekjeve të ngjashme të mundshme destabilizuese në territorin e saj verior në kufi me Serbinë – sidomos në këtë periudhë tranzitore derisa Administrata Trump të rikthehet në Shtëpi të Bardhë. Vuçiqi padyshim se është dëshpërimisht në kërkim të një dritareje për të ndezur shkëndija destabilizimi në veri tani para fushatës zgjedhore në Kosovë, prandaj këtë herë ne nuk do të duhej të biem në provokimet e tij.
Më e rëndësishmja: Qeveria duhet të koordinohet ngushtë me institucionet e sigurisë së SHBA dhe të mbajë veriun të qetë me çdo kusht sidomos deri pas zgjedhjeve të 9 shkurtit!./Lajmi.net/