Mashtrimet ndaj qytetarëve nga “Call Center”, arrestohen 9 persona në disa lokacione- dy prej tyre sulmuan policët gjatë arrestimit
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, 9 persona të dyshuar me inicialet: P.R, A.P, F.Z, D.H, B.E, T.S, D.H, R.H dhe D.M, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas prokurorisë, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë vitit 2026,…
Lajme
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, 9 persona të dyshuar me inicialet: P.R, A.P, F.Z, D.H, B.E, T.S, D.H, R.H dhe D.M, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas prokurorisë, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë vitit 2026, në disa lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku të pandehurit duke vepruar si grup, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, kanë vënë në lajthitje të dëmtuarit – shtetasit Suedezë, duke i nxitur që të kryejnë veprime në dëm të pasurisë së tyre, përmes qendrave të thirrjeve ilegale (Call Center), duke u paraqitur si ofertues të investimeve në kriptovaluata (Bitcoin), ashtu që pas investimit, mjetet e tyre janë transferuar në llogari të tjera të panjohura, me ç’rast të dëmtuarve iu është shkaktuar dëm i konsiderueshëm material, transmeton lajmi.net.
Gjatë zhvillimit të aksionit, dy të pandehurit R.H dhe D.H, kanë sulmuar zyrtarët policor në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare, për çka dyshohen se kanë kryer edhe veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës./Lajmi.net/