Ish-Ministrja Meliza Haradinaj angazhohet në Presidencë si eksperte e jashtme
Meliza Haradinaj që ka shërbyer si ministre e Punëve të Jashtme gjatë Qeverisë Haradinaj, e që viteve të fundit ka frekuentuar në studio televizive si analiste është punësuar nga Presidentja Vjosa Osmani. Ajo tash do të jetë eksperte e Jashtme për Çështje Evropiane e Presidencës. Lajmin e ka konfirmuar Bekim Kupina, zëdhënës për media në…

Lajme
Meliza Haradinaj që ka shërbyer si ministre e Punëve të Jashtme gjatë Qeverisë Haradinaj, e që viteve të fundit ka frekuentuar në studio televizive si analiste është punësuar nga Presidentja Vjosa Osmani.
Ajo tash do të jetë eksperte e Jashtme për Çështje Evropiane e Presidencës.
Lajmin e ka konfirmuar Bekim Kupina, zëdhënës për media në presidencë.
“Ajo është e angazhuar si eksperte e jashtme për çështje evropiane dhe jo këshilltare e presidentes”, ka thënë Kupina.