Ish-lojtar i Juventusit emërohet asistent i Andrea Pirlo

Ish-mbrojtësi i Juventusit, Igor Tudor i është bashkuar stafit të Andrea Pirlo i cili po përgatitet për sezonin e ri.

Sport

21/08/2020 18:51

Tudor kaloi tetë sezone në Torino me Juve, duke fituar një reputacion të madh, duke shënuar gola jetike në Evropë dhe në ligë.

42-vjeçari e filloi karrierën e tij stërvitore në vitin 2009, duke menaxhuar Hajduk Splitin, më pas PAOK, Karabükspor, Galatasaray, Udinez dhe përsëri në Hajduk Split ku aktualisht trajnon, transmeton lajmi.net.

Tudor do të jetë në rolin e asistentit të trajnerit kryesor Pirlo. /Lajmi.net/