Ish-kryetari i Supremes: Gjykata mund ta gjobisë Kurtin ose ta dërgojë me forcë në Prokurori
Ftesave për të dëshmuar në rastin e rezervave shtetërore nuk iu përgjigj. Por Prokuroria Speciale, nuk ka hequr dorë nga kryeministri Albin Kurti. Ky institucioni, tani i është drejtuar Gjykatës Themelore me një kërkesë që Kurti të urdhërohet për të dhënë dëshminë e tij. “Konfirmojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka pranuar…

Lajme
Ftesave për të dëshmuar në rastin e rezervave shtetërore nuk iu përgjigj.
Por Prokuroria Speciale, nuk ka hequr dorë nga kryeministri Albin Kurti.
Ky institucioni, tani i është drejtuar Gjykatës Themelore me një kërkesë që Kurti të urdhërohet për të dhënë dëshminë e tij.
“Konfirmojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka pranuar kërkesën në fjalë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e njëjta është duke u shqyrtuar nga gjykata”.
As nga gjykata në Prishtinë e as nga Prokuroria Speciale nuk kanë treguar detaje rreth kërkesës së prokurorëve, drejtuar gjyqësorit.
Ish kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah thotë se në bazë të kërkesës së prokurorisë, gjykata do të vendosë nëse do e gjobis Kurtin apo të e dërgoj me forcë në prokurori.
“Ligji njeh disa alternativa nëse dëshmitari nuk paraqitetet thotë se mund të dënohet deri në 250 euro gjobë, nëse edhe kjo nuk ka efekt atëherë dëshmitari sillet me detyrim në zyrat e institucionit që e ka ftu, ligji i parasheh alternativat e mundshme besoj që Gjykata varësisht nga kërkesa e prokurorit do i aplikojë ndonjëherë nga alternativat e mundshme..”, ka deklaruar Fejzullah Hasani – Ish kryetar i Gjykatës Supreme.
Hasani shton se Kurti do duhej të shkonte vullnetarisht për të ofruar dëshminë e tij, meqë kështu e parasheh ligji.
“Unë besoj se ai do duhej të e bënte sepse cdo rrugë tjetër do ishte e gabuar për vetë Kurtin, por edhe vetë shtetin e Kosovës, ngase e dim se jemi nën llupën e mekanizmave ndërkombëtar dhe jemi në rrugëtimin drejt integrimeve..”, ka theksuar ai.
Në dhjetor të vitit të kaluar, dy prokurorë, nënshkruan ftesën drejtuar Kurtit për të dëshmuar në rastin e rezervave shtetërore. Ftesa i ishte përsëritur disa ditë më vonë, meqë në datën e parë të caktuar, 16 dhjetorin, Kurti ishte jashtë shtetit.
Por as në ftesën e dytë, Kurti nuk shkoi fizikisht në Prokurorinë Speciale, dhe u kishte ofruar prokurorëve disa data si mundësi për t’u intervistuar në objektin e Qeverisë. /Dukagjini