Ish-këshilltari i Thaçit: Vjosa Osmani ia ka humbur integritetin Zyrës së Presidentit

Adil Behramaj, ish-këshilltar i Hashim Thaçit ka komentuar deklaratën e sotme të Vjosa Osmanit ndaj KQZ-së dhe kryetares së saj, Valdete Daka.

Lajme

23/01/2021 21:55

Me anë të një postimi në Facebook, Behramaj ka thënë se sikur të kishte integritet, Vjosa Osmani do ta mbronte Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe jo tutorin e saj si politikan, duke aluduar në Albin Kurtin, shkruan lajmi.net.

“Sikur ta dinte se çfarë është integriteti, ajo nuk do të përfshihej fare si U.D. Presidente në punët e brendshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sepse është konflikt i hapur i interesit, meqë është pjesë e listës së pacertifikuar të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka shkruar Behramaj.

Behramaj ka thënë se Osmani ia ka humbur integritetin edhe zyrës së presidentit.

Postimi i plotë:

Sikur të kishte integritet Vjosa Osmani, ajo do ta mbronte Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si institucion dhe jo tutorin e saj si politikan. Sikur ta dinte se çfarë është integriteti, ajo nuk do të përfshihej fare si U.D. Presidente në punët e brendshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sepse është konflikt i hapur i interesit, meqë është pjesë e listës së pacertifikuar të Lëvizjes Vetëvendosje. Sidoqoftë, meqë ajo nuk ka as integritet dhe as guxim ta refuzojë tutorin e saj, si U.D. Presidente në atë adresim do të duhej t’i inkurajonte subjektet politike që t’i ndjekin rrugët institucionale dhe jo ta kërcënonte me shkarkim bartësen e një institucioni të pavarur.

Përderisa nuk ka integritet, ajo jo vetëm që nuk mund t’ua ruajë integritetin institucioneve të pavarura, por ia ka humbur integritetin edhe Zyrës së Presidentit!. /Lajmi.net/

Lëvizja VETËVENDOSJE! brenda afatit ligjor ka dorëzuar ankesë pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa kundër…

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Saturday, January 23, 2021