Ish-kampioni olimpik, Kianoush Rostami debuton për Kosovën në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes

Kampioni Olimpik i Rio 2016, Kianoush Rostami, do të garojë për herë të parë nën flamurin e Kosovës nesër (e enjte), në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes që po mbahet në Forde të Norvegjisë. Rostami, i cili në fillim të këtij viti vendosi të përfaqësojë vendin tonë, do të marrë pjesë në kategorinë deri në 94…

Sport

08/10/2025 23:02

Kampioni Olimpik i Rio 2016, Kianoush Rostami, do të garojë për herë të parë nën flamurin e Kosovës nesër (e enjte), në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes që po mbahet në Forde të Norvegjisë.

Rostami, i cili në fillim të këtij viti vendosi të përfaqësojë vendin tonë, do të marrë pjesë në kategorinë deri në 94 kilogramë, me garën që nis në orën 19:30.

Peshëngritësi me përvojë të jashtëzakonshme ka qenë një nga emrat më të njohur të këtij sporti në skenën ndërkombëtare. Ai ka përfaqësuar Iranin deri në vitin 2022, por pas mosmarrëveshjeve me Federatën Iraniane të Peshëngritjes, vendosi të ndryshojë përfaqësim dhe të bashkohet me Kosovën.

Rostami është një nga sportistët më të suksesshëm në historinë e peshëngritjes moderne. Ai fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, ndërsa në Londër 2012 u stolis me medaljen e argjendtë.

Përveç suksesit olimpik, ai ka në koleksion edhe tri medalje botërore, dy të arta dhe një të argjendtë.