Ish-anëtari i LDK-së tregon pse e përjashtoi Isa Mustafa nga partia

Ish-anëtari i LDK-së, Berim Ramosaj, njëherësh edhe ish-anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të këtij subjekti politik, ka deklaruar se Isa Mustafa e ka përjashtuar nëpërmjet një ndryshimi statutar të këtij fraksioni politik.

Lajme

04/03/2021 09:39

Ramosaj, i ftuar në emisionin “dPt te Fidani”, ka thënë se kreu aktual i LDK-së solli, siç thotë ai, frymë autoritare në parti gjatë kohës sa ky ishte në Këshillin e Përgjithshëm.

“Ardhja e Mustafës në fakt pasoi me ndryshime normative. Isa me klanin e vet e ka përdor një formë seleksionimi. Isa Mustafa që në start u mundua ta instalojë frymën e re me ndryshime statutare. Që në momentin e largimit nga udhëheqjen e LDK-së e shoh tek ndryshimi statutar që ndodhi tek hoteli ‘Sirius’”, deklaroi ai.

“Ishte një pikë, që i jepej aq autoritet i lartë kryetarit të partisë që të propozojë 2/3 të Këshillit të Përgjithshëm, të Kryesisë dhe funksioneve kryesore të deputetëve potencialë që marrin pjesë në zgjedhje. Ai është rregullimi i parë i LDK-së sipas modelit të Mustafës. Ai në shumë paraqitje publike e ka paraqitur si lidhje të re LDK-në, që e rregulloi me letra. Ai i është rikthyer nostalgjisë e frymës rugoviane, gjë që solli elektoratin e vjetër. Nuk ishte i kënaqur vetëm me këtë rregullim normativ të statutit. Nuk e kishte shansin asnjë kryetar pa i siguru 50% të votave që ishin në Kuvend të LDK-së. Vullneti personal i kryetarit i është imponuar Këshillit të Përgjithshëm”, sqaroi tutje ai.