Ish-ambasadori Cufaj: Washingtoni mund t’a vendosë Kurtin para aktit të kryer siç bëri me Zelenskyn në Ukrainë
Politika dhe qasja e re presidentit amerikan Donald Trump për problemet nëpër botë, sidomos luftës në Ukrainë, po parashihet që të ketë efektet e saja edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kosova dhe Serbia mund të ballafaqohen me këtë qasje të re të Shtëpisë së Bardhë, për zgjidhjen e problemit për të cilin vazhdojnë negociatat…

Lajme
Politika dhe qasja e re presidentit amerikan Donald Trump për problemet nëpër botë, sidomos luftës në Ukrainë, po parashihet që të ketë efektet e saja edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kosova dhe Serbia mund të ballafaqohen me këtë qasje të re të Shtëpisë së Bardhë, për zgjidhjen e problemit për të cilin vazhdojnë negociatat që nga viti 2013.
Beqë Cufaj, i cili ka shërbyer si ambasador i Kosovës në Gjermani, në një shkrim autorial të botuar në “Forum for International Cultural Relations”, ka thënë se pyetja qendrore është nëse administrate Trump II do të ndjek një kurs që mund të ketë pasoja për Republikën e Kosovës.
Cufaj ka thënë se përderisa Uashingtoni ka përkrahur Kosovën përgjatë administratës Biden, Donald Trump në këtë mandat të dytë mund të ndjek një politikë të bazuar në rezultate pragamtike dhe marrëveshje të suksesshme.
Diplomati dhe shkrimtari kosovar thotë se kjo mund të shpie në një moment, kur Kurti dhe Kosova mund të vendosen para aktit të kryer më një vendim të Uashingtonit, që s’le shumë hapësirë për negocim e kundërshtim, njejtë siç është vepruar me Volodymyr Zelenskin në Kiev.
“Pyetja kryesore tani është: A do të marrë administrata Trump II një kurs që mund të ketë pasoja për Republikën e Kosovës? Ndërsa Uashingtoni vazhdoi të mbështesë Kosovën nën udhëheqjen ngurruese të Presidentit Biden, Trump në mandatin e tij të dytë mund të ndjek një politikë të bazuar në rezultate pragmatike, marrëveshje të suksesshme, si të thuash. Dhe Uashingtoni mund ta ballafaqoj Kurtin në Prishtinë me një fakt të kryer – siç bëri së fundmi me Volodymyr Zelenskyy në Kiev”, ka shkruar Cufaj.
🇽🇰 Kosovo: Albin Kurti won, but can he rule? Or is this the beginning of his downfall? 🇽🇰
No majority. No allies. A crisis in the making. Meanwhile, Serbia watches and waits. Who will blink first?
Analysis for ifa (Institut für Auslandsbeziehungen) 👇⁰https://t.co/2oDh9lUQ66— Beqë Cufaj (@beqecufaj) February 19, 2025