Ish-ambasadori amerikan krahason huliganët e Trumpit me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen
Ambasadori amerikan që ishte me detyrë në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se huliganët në Amerikë po i duken sikur ata në Kosovë, kur disa politikan hedhnin gaz lotsjellës në parlament.
Lajme
Përmes një postimi në Twitter, Delawie tha se ngjarjet e dhunshme në Kapitol “po mi kujtojnë muajt e parë të mi në Kosovë në vitin 2015, kur disa politikanë hudhnin gaz lotsjellës në parlament për ta vonuar votimin e ligjeve”, përcjell lajmi.net.
“Ngjarjet e dhunshme në Kapitol po mi kujtojnë muajt e parë të mi në Kosovë në vitin 2015, kur disa politikanë hudhnin gaz lotsjellës në parlament për ta vonuar votimin e ligjeve. Si sot që po ndodh këtu, politikanët ishin të gatshëm ta sakrifikonin demokracinë për pushtet. Me ndihmën tonë, demokracia e Kosovës mbijetoi. Për kohë të gjatë kosovarët kanë pasur aspirata që të bëhen shtet si SHBA-ja. Me ngritjen e protestave të inspiruara nga Trump, sot, a do të na admirojnë ende shtetet e tjera? Ndoshta, meqë kjo përpjekje u mund. Por prapë, pyes veten”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/
