Isco refuzon Romën

Isco është në mesin e lojtarëve të lirë për të gjetur skuadër.

Sport

05/07/2022 12:00

Mesfushori spanjoll do t’i jap fund aventurës së tij te Real Madridi dhe tashmë ka disa skuadra të interesuara për të.

Isco ka marrë edhe oferta nga Serie A, por duket se nuk është i kënaqur mjaftueshëm sa për të bërë lëvizjen e radhës.

‘AS’ raporton se Isco ka refuzuar një mundësi për t’u transferuar te Roma, për t’u ribashkuar me Jose Mourinho, transmeton lajmi.net.

Lojtari nuk pati minutat e duhura sezoneve të fundit te Real Madrid.

Ai transferohej nga Malaga te Real Madrid si një nga lojtarët më premtues asokohe. /Lajmi.net/