Isco drejt kalimit në Serie A? Lojtari ndodhet në Itali

Isco Alarcon me shumë gjasë do të largohet nga Real Madrid gjatë merkatos së verës.

Sport

27/03/2022 16:30

Spanjolli nuk po gjen hapësirat e tij nën urdhrat e Carlo Ancelotti dhe pritet që të kërkojë një aventurë të re gjatë verës.

Raportimet e fundit  bëjnë të ditur se lojtari është shumë afër kalimit në Serie A, më saktësisht te skuadra e Fiorentinës, përcjell lajmi.net.

Edhe më të besueshëm këto zëra bëhen nga fakti se Isco po pushon në Florence.

Mesfushori do të jetë pa kontratë në fund të këtij sezoni (30 qershor), kur edhe do të jetë 30 vjeçar.

Këtë sezon, Isco ka bërë vetëm 14 paraqitje me skuadrën e Real Madrid, duke shënuar dy gola. /Lajmi.net/