Isco ankohet në Zidane, shpërthen durimi i mesfushorit spanjoll

Isco Alarcon ka humbur durimin në raport me trajnerin e tij, Zinedine Zidane.

Sport

26/10/2020 09:29

Që kur Zinedine Zidane mori drejtimin e skuadrës së Real Madrid, Isco Alarcon ka mbetur jashtë planeve të francezit.

Minutat për Isco kanë qenë minimale dhe tashmë duket se ai është mjaftuar me këtë qasje.

“Nëse ai duhet të më heq nga loja, ai e bën këtë në minutën e 50-të apo 60-të. Ndonjëherë edhe në pjesën e parë”, ka thënë Isco, transmeton lajmi.net.

“Nëse ai duhet të më inkuadrojë, këtë e bën në minutën e 80-të”, shtoi ankesat spanjolli.

Në shtatë vite qëndrim te Real Madrid, Isco gjithmonë ka qenë jashtë her brenda skuadrës. Ai nuk ka luajtur dy ndeshje radhazi në ligë për tri vite. /Lajmi.net/