Isa Mustafa prapë i ik debatit
Mbrëmë Mustafa e injoroi ftesën e bërë nga drejtuesi i emisionit Rubikon në KTV. Drejtuesi i emisionit Rubikon, Adriatik Kelmendi e ka përmendur mungesën e Kryetarit të Komunës në këtë debat por nuk ka përmendur ndonjë arsye pse Mustafa mungon në debat.
Lajme
Kryetari i Prishtinës edhe sonte nuk ka dalë përballë kundërshtarëve të tij në debat televiziv.
Sonte ai e ka injoruar ftesën e bërë nga drejtuesi i emisionit Rubikon në KTV.
Drejtuesi i emisionit Rubikon, Adriatik Kelmendi e ka nisur emisionin duke e përmendur mungesën e Kryetarit të Komunës, që njëherit është kandidat për Kryetar të Komunës nga LDK në këtë debat por nuk ka përmendur ndonjë arsye pse Mustafa nuk ka qenë i pranishëm në debat.
Agim Ceku, Shpend Ahmeti, Korab Sejdiu, Besnik Tahiri, Kaqusha Jashari, Visar Arifaj, Valon Murati dhe Sali Salihu e vazhduan debatin.
Më herët, Mustafa nuk kishte dalë për të debatuar me kundërkandidatët e tij edhe në debate të mbajtura në kanale tjera televizive.