Isa Mustafa ngushëllon ish-presidentin Thaçi: Për ata që u dolën në ballë, betejat për Kosovën po vazhdojnë të tregohen të rënda
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi. Isa Mustafa ka shprehur ngushëllimet e tij më të thella për presidentin Thaçi dhe familjen e tij. “Për ata që u dolën në ballë, betejat për Kosovën po vazhdojnë të tregohen të rënda”,tha Mustafa.…

Lajme
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Isa Mustafa ka shprehur ngushëllimet e tij më të thella për presidentin Thaçi dhe familjen e tij.
“Për ata që u dolën në ballë, betejat për Kosovën po vazhdojnë të tregohen të rënda”,tha Mustafa.
Postimi i plotë:
Ngushëllimet më të thella Presidentit Hashim Thaçi si dhe familjes Thaçi për ndarjen nga jeta të babait dhe familjarit Haxhi Thaçi. Për ata që u dolën në ballë, betejat për Kosovën po vazhdojnë të tregohen të rënda./Lajmi.net/