Irani konfirmon se komandanti i tij ushtarak Ali Shadmani u vra në sulmet ajrore izraelite

Irani konfirmoi sot se Ali Shadmani, i cili shërbeu si komandant i Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya, ka vdekur pasi pësoi lëndime në sulmet ajrore izraelite javën e kaluar. Shadmani mori detyrën më 13 qershor pasi sulmet fillestare të Izraelit ndaj Iranit vranë një numër komandantësh të lartë, raporton CNN. Bëhet e ditur se në mesin…

Bota

25/06/2025 20:29

Irani konfirmoi sot se Ali Shadmani, i cili shërbeu si komandant i Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya, ka vdekur pasi pësoi lëndime në sulmet ajrore izraelite javën e kaluar.

Shadmani mori detyrën më 13 qershor pasi sulmet fillestare të Izraelit ndaj Iranit vranë një numër komandantësh të lartë, raporton CNN.

Bëhet e ditur se në mesin e tyre ishte edhe paraardhësi i tij, Gholam Ali Rashid.