Irani kërkon nga SHBA lirimin e shtetasve të tij
Irani ka bërë thirrje për lirimin e 19 iranianëve që po mbahen në Shtetet e Bashkuara.
Bota
“I bëjmë thirrje Qeverisë amerikane dhe autoriteteve të saj gjyqësore që t’i japin fund ndalimit të këtyre individëve”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme iraniane, Marzieh Afkham.
Thirrja vjen një ditë pasi zëvendësministri i Jashtëm iranian, Hassan Qashqavi, është cituar të ketë thënë se Republika Islamike nuk ka plane për të shkëmbyer gazetarin e burgosur të Washington Post-it, Jason Rezaian, me ndonjë të burgosur iranian që mbahet në SHBA, raporton Evropa e Lirë.
Rezaian, 39 vjeç, ndodhet në burg në Iran për më shumë se një vit, nën akuzat për spiunim.
Gazeta, Qeveria e SHBA-së dhe shumë organizata për lirinë e mediave e kanë dënuar rastin./REL