IPK suspendon përkohësisht një zyrtar policor, kjo është arsyeja

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar për suspendimin e një zyrtari policor. Sipas IPK-së, mbrëmë janë njoftuar se në rrethinën e Suharekës ka ndodhur një aksident i trafikut ku në aksident është i përfshirë një zyrtar policor me veturë civile dhe jashtë detyrës zyrtare. “Pas pranimit të kësaj informate, IPK menjëherë i është përgjigjur rastit…

Lajme

17/10/2022 16:47

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar për suspendimin e një zyrtari policor.

Sipas IPK-së, mbrëmë janë njoftuar se në rrethinën e Suharekës ka ndodhur një aksident i trafikut ku në aksident është i përfshirë një zyrtar policor me veturë civile dhe jashtë detyrës zyrtare.

“Pas pranimit të kësaj informate, IPK menjëherë i është përgjigjur rastit përderisa personi i lënduar në këtë aksident është dërguar për tretman mjekësor”,thuhet në njoftimin për media.

Zyrtari policor është suspenduar përkohësisht përderisa rasti sipas urdhrit të Prokurorit do të trajtohet sipas procedurës së rregullt.

“Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente”./Lajmi.net/