IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë në Rahovec – dyshohet për keqpërdorim detyre
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor në Rahovec, pjesë e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, për shkak të dyshimeve për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme. Sipas njoftimit të IPK-së, hetuesit e këtij institucioni kanë ndërmarrë veprime hetimore fillestare ndaj rastit, i cili dyshohet se përfshin…

Lajme
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor në Rahovec, pjesë e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, për shkak të dyshimeve për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme.
Sipas njoftimit të IPK-së, hetuesit e këtij institucioni kanë ndërmarrë veprime hetimore fillestare ndaj rastit, i cili dyshohet se përfshin dy zyrtarë policorë, ndërsa pas mbledhjes së të dhënave dhe provave preliminare, është rekomanduar që nga detyra të pezullohen përkohësisht tre zyrtarë, transmeton lajmi.net.
“Bazuar në të dhënat preliminare dhe provat e siguruara deri më tani, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit kanë kryer veprën penale **‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
Hetimet për këtë rast po zhvillohen nga Departamenti i Hetimeve i IPK-së në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave dhe veprimeve të mundshme të kundërligjshme nga ana e zyrtarëve të përfshirë.
Suspendimi i tyre është bërë me qëllim të mos-ndikimit në hetime dhe për të garantuar pavarësinë dhe paanshmërinë e procesit hetimor./lajmi.net/