iPhone – Revolucioni mobil i Apple sot bën 10 vjet nga prezantimi i parë!

Para 10 vitesh, ish drejtori ekzekutiv i Apple, Steve Jobs kishte prezantuar iPhone-n e parë, telefonin që do ta bënte kompaninë Apple më të madhen në ekonominë amerikane.

Auto & Tek

10/01/2017 21:09

Ai e kishte përshkruar këtë produkt një dekadë më parë si tre në një, me ekranin që ka kontroll me prekje, telefoni mobil revolucionar dhe pajisje për të komunikuar me internet, shkruan The Verge.

Që nga prezantimi i parë iPhone është bërë më shumë se kaq. Një simbol i industrisë teknologjike i një epoke të re – duke e bërë Apple kompaninë më të madhe në tregun botëror.

Një dekadë pas, por që ende kryetitull në teknologji, dhe cilësohet gjithnjë si telefoni më i famshëm mobil në botë.