iPhone më nuk do të jenë të njëjtë, nga viti 2020 kompania do të ndryshojë dizajn

Një dizajn fresh dhe i ri do mund të ndodh me iPhone që nga viti 2020.

Auto & Tek

07/09/2019 11:32

Ende ka ditë nga prezantimi i telefonit të ri nga kompania “Apple” për ‘iPhone 11″, mirë kanë filluar tashmë spekulimet për vitin 2020 rreth planave të kësaj kompanie për telefonat e ardhshëm.

Ky spekulim vjen nga analisti Ming-chi Kuo, i cili pretendon në studimin e tij të fundit se telefonat e vitit të ardhshëm do shfaqen me dizajn të ri, që nënkupton i pari ndryshim që nga viti 2017, raporton “The Verge”, transmeton lajmi.net.

Ai ka pretenduar se telefoni i ri i “Apple” do të ketë 3 ndryshime të mëdha. Ato janë: formë komplet e re e dizajnit, opcioni i 5G, përmirësim në funksionin e kamerës.

Ndërsa, sa i përket mundësisë 5G ai tha se kjo veç ka qenë e ditur, pasi që ‘Apple” këtë e ka ofruar edhe në 3 telefonat e rinj që do të paraqiten me 10 shtator në eventin më të madh të teknologjisë që në këtë vit do të mbahen në Berlin.

Parashikimet për dizajn të ri janë të zbehta, megjithatë Kuo në një studim të mëhershëm tregon se Apple do të ndryshojë madhësinë e dizajnit. /Lajmi.net/