iPhone i ri me një version të veçantë për vajza (Foto)
Gjatë ditëve të fundit, fotografi të modelit të ri të iPhone janë shfaqur nëpër rrjetet sociale. Fotografitë duket se zbulojnë atë se si do të duket modeli i ri, së bashku me një version të veçantë.

Auto & Tek
Ky version i veçantë i iPhone do të jetë në dizajn rozë, që duket se ka për qëllim t’i tërheqë vajzat.
Përveç raportimeve të ndryshme se modeli i ri i iPhone do të përmbajë disa funksione të reja, tashmë është bërë e ditur se ky model do të përmbaj edhe një veçori të re të quajtur ‘Force Touch’, që do ta bëjë ndjeshmërinë e ekranit më të mirë.
Pritet që iPhone i ri të lansohet më 18 shtator, ku do ta shohim edhe këtë version rozë të Apple. (Lajmi.net)