iPhone 7 do të vijë me LI-FI

Gjëja më interesante për celularët iPhone është se sapo ta blini modelin e ri, filloni të prisni për lançimin e modelit tjetër.

Auto & Tek

06/02/2016 14:12

Celularët iPhone e kanë atë ndjenjë të kuriozitetit që askush nuk mund t’i ikë.

Kështu që, nëse po prisni lançimin e modelit të ri të iPhone dhe jeni kureshtar të dini se çfarë teknologjie do të ketë, atëherë do të gëzoheni për veçoritë e reja të tij.

Gjenerata e ardhshme e iPhone, përveç se do të vijë shumë më i hollë dhe pa portin për kufje, do të përmbajë edhe veçorinë Li-Fi, transmeton Gazeta Express.

Li-Fi është një lloj teknologjie e cila e rritë shpejtësinë e internetit për qindra herë më shumë se Wi-Fi.