iPhone 7 do të jetë i papërshkrueshëm nga uji

Pak pasi Samsung lansoi celularin më të ri Galaxy S6, Apple ka paraqitur një patentë që e lë teknologjinë e rivalit një hap prapa.

Auto & Tek

05/03/2015 18:38

E quajtur “Metoda për mbrojtjen e komponentëve elektronike nga lagështia”, patenta përshkruan një mënyrë se si të krijohet një brendësi e celularit që është i papërshkrueshëm nga uji, në vend se të krijohet një pjesë e jashtme që e mbron atë nga uji.

Komponentët individual do të mbuloheshin nga një film i hollë i cili është i projektuar për të ndaluar hyrjen e lëngjeve të dëmshme në celularë, edhe nëse ato do të arrinin të depërtonin prej pjesës së jashtme, transmeton Lajmi.net.

Galaxy S5 i Samsung është i vlerësuar në IP67 falë një mbulese hidrofobike për të mbrojtur celularin. Por, sidoqoftë, modelet e fundit S6 dhe S6 Edge e kanë hequr këtë karakteristikë.

Patenta e Apple do të përfshinte një veshje individuale të komponentëve brenda celularit. Kjo shtresë do të zbatohej duke përdorur një metodë të quajtur ‘asistim me plazma dhe depozitim të avullit kimik’ (PACVD), e cila përmban filma të hollë gazi ose avulli për të mbuluar pjesët e ngurta, transmeton Lajmi.net.

Kjo veshje do të aplikohej përmes bordeve, qarqeve duke u mbuluar me një vulë silikoni. Shumë pajisje elektronike janë të ndjeshme ndaj ujit dhe dëmtohen, pasi që nuk janë të mbyllur plotësisht.
2659AB7B00000578-2981373-In_the_case_of_the_fully_assembled_circuit_boards_and_electromag-a-8_1425573764316
Kur uji hyn në brendësi të celularit, disa komponentë dhe instalues elektrik janë shpesh subjekt për t’u dëmtuar, dhe kur një sasi minimale e ujit hyn në pajisje ndodh që pajisja të dëmtohet.
2659E28D00000578-2981373-Meanwhile_the_board_to_board_connectors_inside_the_phones_compon-a-9_1425573769347
Me këtë patentë, parashihet që iPhone 7 të jetë i papërshkrueshëm nga uji. Celulari përmes kësaj metode do të mund të kapte imazhe edhe nën ujë – një përparim ky që do ta linte Samsung-un shumë prapa.