iPhone 6S ka një problem, por Apple ka ndërmarrë masat

Apple tani është duke ofruar të zëvendësojë bateritë për iPhone 6S, nëse përdoruesit vënë re se pajisjet e tyre fiken papritmas.

Auto & Tek

21/11/2016 18:30

Kjo është oferta e saj të dytë globale për riparim, vetëm disa ditë pas problemit të fundit të ekranit iPhone 6 Plus.

“Apple ka vendosur se një numër shumë i vogël i pajisjeve iPhone 6S mund të fiken papritmas . Kjo nuk është një çështje e sigurisë dhe ndodh vetëm tek pajisjet brenda një sasie të kufizuar numri serial të cilat janë prodhuar në mes të shtatorit dhe tetorit 2015,” tha Apple në një deklaratë.

Programi është i zbatueshëm në nivel global. Përdoruesit mund të vizitojnë qendrat e autorizuara të shërbimit Apple dhe të kryejnë kontrollin e numrit serial, për të konfirmuar nëse iPhone 6S i tyre është prekur ose jo. Apple iu kërkon përdoruesve për të kryer një backup të iPhone 6S, të fikin “Find my iPhone” dhe të fshijnë të gjitha të dhënat të smartfonit të tyre. /TechSot.Al