iPhone 6S do të duket ndryshe nga iPhone 6 (Foto)

iPhone i ardhshëm do të jetë dukshëm më i madh, duke liruar kështu më shumë hapësirë për teknologjinë e re të ekranit Force Touch, bëhet e ditur sipas disa fotografive të reja të shfaqura në internet.

Auto & Tek

02/09/2015 13:17

Këto fotografi janë fotografitë e para të iPhone 6S Plus, celulari më i madh që Apple pritet ta lansojë në ngjarjen që do ta mbajë javën e ardhshme.

Fotografitë shfaqin një celular dukshëm më të madh që përmban një senzor për teknologjinë Force Touch të Apple, transmeton Lajmi.net.

Fotografitë, që thuhet se janë zbuluar nga një faqe taivaneze, tregojnë pjesën e përparme të celularit. Përveç se është më i madh dhe me një ekran më ndryshe, celulari duket se ka një kamerë më të madhe përpara. (Lajmi.net)

iphone-6s-plus_1-780x780iphone-6s-plus_2-780x780