Të Infektuar: 41.299

Të Shëruar: 26.453

Të Vdekur: 1.062

iPhone 12 dështim? Ekrani i bëhet jeshil

20:38 | 17 Nentor 2020

iphone-12-780x439-1

Apple ka prezantuar vetëm kohët e fundit një seri të re të modeleve të iPhone 12, dhe përdoruesit tashmë ankohen se ka probleme të caktuara me pajisjet e tyre.

Gjegjësisht, rrjeti social Twitter po përhap video dhe fotografi të përdoruesve të cilët pretendojnë se ekranet e modelit iPhone 12 po bëhen “të gjelbra”, gjë që ndërhyn në funksionimin normal.

Sipas DxOMark, një portal në Internet që merret me “testimin e pavarur të telefonave, lenteve dhe kamerave”, ekziston një problem i madh me serinë iPhone 12 kur bëhet fjalë për përpunimin e ngjyrës së verdhë, dmth shfaqen variacione të ndryshme të së verdhës, nën çdo ndriçim.

Media e Koresë së Jugut “Asian Economy” raporton se ata u thanë nga Apple se “ata kanë disa raste të raportuara, të cilat aktualisht janë nën hetim”. Përveç këtij problemi, disa përdorues kanë raportuar probleme me iPhone 12 Mini. Raportohet se, ekrani nuk përgjigjet kur përpiqeni të shkyçni telefonin.