iPad Pro 7mm i hollë (Foto)

iPad Pro i Apple ishte përfolur të jetë një rival i tabletit Surface të Microsoft, por është bërë më tepër se një vit prej se nuk ka të reja nga kjo pajisje e ardhshme, përveç fotografive të shfaqura herë-herë dhe specifikave.

Auto & Tek

02/05/2015 17:57

Tani janë zbuluar disa pamje të reja të kësaj pajisje të ardhshme që tregojnë dimensionet e tabletit që është shumë më ndryshe se që është menduar.

Imazhet skematike sugjerojnë dimensione 305 x 222 x 7mm, që është dukshëm më i madh dhe më i hollë se pritjet e mëparshme, transmeton Lajmi.net.

ipad-pro-leaked_650_050215123515

Dizajni i tabletit ka një ngjashmëri të madhe me iPhone 6 dhe 6 Plus, që nuk është befasuese.

Skemat tregojnë se tableti ka një trup ultra-të hollë 7mm dhe njëra anë e tij shfaqë një port për USB të llojit C që ishte zbuluar në MacBook-un 12 inç. Kamera duket se është vendosur në skajin e majtë të pajisjes, transmeton Lajmi.net.

Grilat e zmadhuesit të zërit duken pothuajse identike me atë që është në iPhone 6 dhe 6 Plus. Kjo informatë për tabletin e ardhshëm ishte nxjerrë nga një burim i afërt me kompaninë Apple.