‘iOS 13’ do të lehtësoj fshirjen e aplikacioneve

Po kërkoni të fshini aplikacionet nga pajisja juaj iOS?

Auto & Tek

12/06/2019 17:04

Ekzistojnë disa mënyra, njëra prej të cilave përfshin një shtypje të gjatë në ikonën e aplikacionit derisa të fillojë të dridhet, pastaj shtypjen e butonit X dhe aplikacioni fshihet, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, Apple do t’ua lehtësojë përdoruesve të fshijnë aplikacionet e tyre, në përditësimin e ardhshëm të iOS 13.

Sipas atyre që arritën të marrin versionin beta të iOS 13, duket se Apple tani po përfshin aftësinë për të fshirë aplikacionet përmes listës së përditësimit.

Edhe pse mund të mos cilësohet, fakti që tani ekziston një opsion shtesë për të fshirë aplikacionet duhet të ndihmojë në përshtatshmërinë e përgjithshme të përdoruesit. /Lajmi.net/