Inzaghi para ndeshjes ndaj Realit: Lautaro është mirë, Inter luan me vetëbesim

Trajneri i Inter, Simone Inzaghi ka dhënë disa komente para ndeshjes kundër Real Madrid.

Sport

06/12/2021 21:21

Inter dhe Real Madrid vihen përballë njëra-tjetrës në kuadër të fazës së grupeve në Champions League.

Ai ka thënë se ndeshja e nesërme luhet vetëm për pozitën e parë, pasi presioni për kualifikim tashmë ka kaluar.

“Mendoj se ndeshja e nesërme është e rëndësishme. Ne kemi avancuar në raundin tjetër, sikur Reali, por ne duam të bëjmë ndeshje të mirë”, ka thënë Inzaghi, përcjell lajmi.net. “Ne kemi bërë mirë në ndeshjen e parë, por nuk ishte mjaftueshëm, kështu që duhet të bëjmë më mirë.”

Trajneri përveç tjerash foli edhe për situatën e Lautaro Martinez, për të cilin tha se është në gjendje të mirë.

“Lautaro është mirë, ai nuk ka probleme. Për De Vrij dhe Kolarov, iu them pas stërvitjes”, ishin fjalët e italianit.

Inter dhe Real Madrid të dyja synojnë kreun e tabelës në grupin e tyre, por Inter e merr atë vetëm nëse fiton. /Lajmi.net/