Inzaghi i kënaqur me fitoren ndaj Bologna: Kemi fituar 5 nga 6 ndeshjet e fundit, s’kemi pse shohim tabelën

Trajneri i Inter, Simone Inzaghi është shprehur i lumtur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Inter mposhti Bolognan me rezultat të thellë, dhe Inzaghi është i kënaqur me karakterin që tregoi skuadra. Mes tjerash, ai foli edhe për formën e Napoli, por tha se skuadra e tij s’ka pse ta shoh tabelën, por duhet…

Sport

10/11/2022 12:50

Trajneri i Inter, Simone Inzaghi është shprehur i lumtur me fitoren e skuadrës së tij ndaj

Inter mposhti Bolognan me rezultat të thellë, dhe Inzaghi është i kënaqur me karakterin që tregoi skuadra.

Mes tjerash, ai foli edhe për formën e Napoli, por tha se skuadra e tij s’ka pse ta shoh tabelën, por duhet ta bëjë lojën e saj.

“Ne e dimë se sa i rëndësishëm është mentaliteti në futboll. Ne ishim përballë një ekipi sonte që po vinte pas katër fitoreve radhazi, pranuam një gol të pafat, por mbajtëm kokën në lojë”, tha Inzaghi për DAZN”, përcjell lajmi.net.

“Ne kemi fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit, të gjithë jemi vërtet atje, përveç Napolit që po shkëputet. Nuk ka kuptim të shikojmë tabelën tani, ne gjithashtu duhet të lëmë mënjanë Ligën e Kampionëve, sepse gjithçka ka të bëjë me të tashmen”, shtoi trajneri i Inter.

Inter nuk e nisi mirë sezonin në Serie A dhe ka ngecur në renditjen tabelore. Mbetet të shihet nëse ata do të mund të kapin Napolin deri në fund të sezonit. /Lajmi.net/