Inzaghi: Barazim i rëndësishëm, jemi të kënaqur por jo krejtësisht

Simone Inzaghi ka dhënë komentet e tij pas ndeshjes Barcelona – Inter. Trajneri italian, Simone Inzaghi ka arritur që në dy ndeshje këtë grup të dalë më mirë taktikisht sesa kundërshtari i tij, Xavi Hernandez. Inter mori një barazim të madh në ‘Camp Nou’, barazim ky që me shumë gjasë do ta dërgojë në fazën…

Sport

12/10/2022 23:37

Simone Inzaghi ka dhënë komentet e tij pas ndeshjes Barcelona – Inter.

Trajneri italian, Simone Inzaghi ka arritur që në dy ndeshje këtë grup të dalë më mirë taktikisht sesa kundërshtari i tij, Xavi Hernandez.

Inter mori një barazim të madh në ‘Camp Nou’, barazim ky që me shumë gjasë do ta dërgojë në fazën tjetër të garave. Megjithatë, trajneri i Inter nuk është krejtësisht i kënaqur.

“Barazim i rëndësishëm, por ka pishmane. Ne jemi të kënaqur, por jo krejtësisht. Tani na duhet hapi i fundit ndaj Viktoria, por së pari dy ndeshje në ligë”, ka thënë Inzaghi, përcjell lajmi.net.

“Skuadra ime nuk më befasoi, bëmë gjëra të rëndësishme këto 15 muaj”, shtoi ai.

Inter mban pozitën e dytë në tabelën e grupit, me tri pikë më shumë sesa Barca. Në lojë deri në fund të grupeve janë edhe gjashtë pikë në total. /Lajmi.net/