Investim 1.1 milion euro në Han të Elezit, Basha jep detaje për punimet në rrugën Gorancë-Krivenik
Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, DimalBasha, ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet në rrugën Gorancë-Krivenik, në Han të Elezit. Përmes një postimi, Basha ka njoftuar se investimi për këtëprojekt kap vlerën e 1.1 milion eurove. Sipas tij, faza e parë e projektit, me gjatësi prej 1.8kilometrash, është drejt përfundimit. Kjo fazë…
Lajme
Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, DimalBasha, ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet në rrugën Gorancë-Krivenik, në Han të Elezit.
Përmes një postimi, Basha ka njoftuar se investimi për këtëprojekt kap vlerën e 1.1 milion eurove.
Sipas tij, faza e parë e projektit, me gjatësi prej 1.8kilometrash, është drejt përfundimit. Kjo fazë është realizuar me investim prej400 mijë eurosh nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.
Ndërkohë, po zhvillohen punimet edhe në fazën e dytë, ndërsarruga tashmë është hapur deri në Krivenik.
“Mirëmëngjesi nga Goranca në Han të Elezit ku po investojmë1.1 milion euro!”, ka shkruar Basha.
Faza e dytë përfshin 2.6 kilometra rrugë, me vlerë investimiprej 694 mijë eurosh.
“Vazhdojmë me punë të mira gjithandej Kosovës!”, kapërfunduar Basha.