Interi në bisedime me Wijnaldum

Interi thuhet se ka hapur negociatat me mesfushorin e Liverpoolit, Georginio Wijnaldum mbi një transferim falas këtë verë.

Sport

12/03/2021 23:18

Sipas “Calciomercato”, kontrata e holandezit me “The Reds” skadon në fund të qershorit dhe bisedimet e kontratës kanë pësuar ngecje, transmeton lajmi.net.

Mesfushori ka kërkuar një rinovim tre-vjeçar me një rritje page, por Liverpooli janë të gatshëm të ofrojnë një marrëveshje dy-vjeçare me pagën e tij aktuale.

Barcelona ka qenë e lidhur shumë me nënshkrimin e tij dhe “Football Insider” kohët e fundit pretendoi se ata kanë paraqitur një ofertë për holandezin.

Sipas artikullit, Interi është bashkuar garës për nënshkrimin e lojtarit dhe ata do të zhvillojnë bisedime me agjentin e 30 vjeçarit.

Nëse Wijnaldum shkon në Giuseppe Meazza, ai mund të veprojë si një zëvendësues i mundshëm i yllit kilian, Arturo Vidal.

Vidal ka startuar vetëm 11 herë këtë sezon për “Nerazzurrët” dhe ai mund të largohet në verë.

Përveç Interit dhe Barcelonës, Juventus është një tjetër klub që po mban sytë e hapur mbi situatën e mesfushorit./Lajmi.net/