Interi ia dhuron “falas” Icardin Juventusit

E ardhmja e Mauro Icardit vazhdon të mbetet pezull.

Sport

03/07/2019 19:27

Sulmuesi argjentinas pavarësisht dëshirës për të mbetur te Inter, nuk ka arritur të bind trajnerin Conte, që tashmë ka ndarë mendjen duke kërkuar si zëvendësues të tij, Romelu Lukakun.

Mediet në Itali shkruajnë se insistimi i Interit për ta larguar, mund ta dërgojë Icardin te Juventusi, përcjell lajmi.net.

Juventusi konsiderohet një destinacion i mirëseardhur për lojtarin, edhe pse nuk po e pranon haptazi.

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, vazhdon të presë dhe ka një plan në mendje, ta transferojë Incardin për 55 milionë euro.

Ky çmim, do të ishte një goditje për Interin, pasi lojtari verën e kaluar vlerësohej 100 milionë euro./Lajmi.net/