Interi gati të sigurojë Scudetton e parë pas 10 viteve, triumfon ndaj Crotones

Interi ka arritur të sigurojë matematikisht titullin e Serie A në xhiron e 34-të.

Sport

01/05/2021 19:53

“Nerazzurrët” arritën të sigurojnë titullin matematikisht me fitoren e tyre në udhëtim ndaj Crotones në kuadër të xhiros së 34-të të Serie A, shkruan lajmi.net.

Në pjesën e parë nuk pati gola.

Në pjesën e dytë, Interi arriti të shënojë gol.

Ishte futbollisti, Christian Eriksen i cili shënoi gol në min 69’ për të siguruar titullin e parë pas 10 vitesh në “Giuseppe Meazza”.

Por, goditjen përfundimtare e dha Achraf Hakimi i cili shënoi gol në min 93′

Rezultati përfundimtar, Crotone 0-2 Inter.

Interi tani ka 82 pikë dhe qëndron në vendin e parë, 14 pikë më larg se përcjellësi i dytë, Atalanta./Lajmi.net/