Interi fiton ndaj Atalanta, siguron Ligën e Kampionëve
Interi ka siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve. ‘Nerazzurri’ fituan 3:2 në shtëpi ndaj Atalanta, shkruan lajmi.net. Ndeshja nisi mirë për vendasit, duke shënuar në minutën e parë të ndeshjes. Romelu Lukaku realizoi pas 36 sekondave lojë. Dy minuta më pas shënoi Interi sërish. Këtë herë ishte Nicolo Barella, ai që dyfishoi gjithçka. Për mysafirët…

Sport
Interi ka siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
‘Nerazzurri’ fituan 3:2 në shtëpi ndaj Atalanta, shkruan lajmi.net.
Ndeshja nisi mirë për vendasit, duke shënuar në minutën e parë të ndeshjes.
Romelu Lukaku realizoi pas 36 sekondave lojë.
Dy minuta më pas shënoi Interi sërish.
Këtë herë ishte Nicolo Barella, ai që dyfishoi gjithçka.
Për mysafirët epërsinë e ngushtoi Mario Pasalic, duke mbyllur 2:1 pjesa e parë.
Edhe në pjesën e dytë loja ishte në favor të Interit.
Ata shënuan edhe golin e tretë në këtë takim. Në minutën e 77′ realizoi Lautaro Martinez.
Atalanta gjetën edhe golin e dytë në këtë takim. Ata shënuan në kohën shtesë me Muriel.
Më këtë fitore Interi ngritën përkohësisht në vendin e dytë me 69 pikë, kurse Atalanta ka 61 pikë në vendin e pestë./Lajmi.net/