Interi fiton derbin ndaj Romës dhe mban ‘gjallë’ shpresat për Ligën e Kampionëve
Interi ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim. ‘Nerazzurri’ mposhti 2:0 Romën, dhe u futën në Top4 në Serie A, shkruan lajmi.net. Skuadra e Interit ka kaloi në epërsi prej 1:0, përmes golit të shënuar nga Federico Dimarco. Dimarco shënon në minutën e 33’ për t’i dhuruar epërsinë mysafirëve. Pjesa e parë u mbyll…
Sport
Interi ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim.
‘Nerazzurri’ mposhti 2:0 Romën, dhe u futën në Top4 në Serie A, shkruan lajmi.net.
Skuadra e Interit ka kaloi në epërsi prej 1:0, përmes golit të shënuar nga Federico Dimarco.
Dimarco shënon në minutën e 33’ për t’i dhuruar epërsinë mysafirëve.
Pjesa e parë u mbyll me fitore minimale të Interit.
Edhe në pjesën e dytë loja ishte në favor të mysafirëve.
Skuadra e Interit thelloi epërsinë në 2:0 me golin e Romelu Lukakut
Belgu shënoi në minutën e 74’ për 2:0.
Pas kësaj fitoreje Interi ngjitet në vendin e katërt me 63 pikë, kurse Roma ka 58 në pozitën e shtatë./Lajmi.net/