Interi e gatshme të ofrojë Sanchezin plus para për transferimin e Insignes

Gjiganti italian po synon përforcimin e repartit të sulmit.

Sport

12/08/2021 14:16

Romelu Lukaku është shumë afër largimit nga Interi, transmeton lajmi.net.

Kjo ka shtyer drejtuesit e klubit italian të mendojnë për disa përforcime, i pari pritet të jetë Edin Dzeko i cili është shumë afër transferimit.

Sipas mediave italiane, ‘Nerazzurët’ kanë shprehur interesim edhe për Lorenzo Insignen.

Raportohet se kampioni i Italisë është i gatshëm të ofrojë 15 milionë euro plus shërbimet e Alexis Sanchez në këmbim të Insignes.

Futbollisti ka kontratë me Napoli deri në qershor të vitit 2022, dhe ende nuk ka vendosur ta rinovojë atë.

Opsionet tjera për sulmin ‘zikaltër’ janë edhe Duvan Zapata i Atalantas dhe Joaquin Correa i Lazios. /Lajmi.net/