Interesim i madh i serbëve për konvertimin e patentë-shoferëve – Numri shkon në 1 mijë e 408

Qytetarët serbë që jetojnë në katër komunat veriore të Kosovës duket se janë goxha të interesuar për t’i konvertuar patentë-shoferët në RKS. Kështu të paktën thonë shifrat e publikuar nga policia. Zëvendësdrejtori për rajonin e veriut Veton Elshani, tha për lajmi.net se deri më tani 1 mijë e 408 qytetarë serbë në atë zonë i…

Lajme

02/07/2024 16:55

Qytetarët serbë që jetojnë në katër komunat veriore të Kosovës duket se janë goxha të interesuar për t’i konvertuar patentë-shoferët në RKS.

Kështu të paktën thonë shifrat e publikuar nga policia.

Zëvendësdrejtori për rajonin e veriut Veton Elshani, tha për lajmi.net se deri më tani 1 mijë e 408 qytetarë serbë në atë zonë i kanë marrë patentë-shoferët RKS.

“430 në Leposaviq, 465 në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok 248 dhe Zveçan 265. Derisa vetëm nga fillimi i korrikut, 9 në Leposaviq, 17 Mitrovicën e Veriut, 14 Zubin Potok dhe 18 në Zveçan”, tha Elshani për lajmi.net.

Elshani theksoi se procesi po ec mirë.

Derisa nga 9 maji kur edhe ka nisur procesi i konvertimit të patentë-shoferëve në tërë territorin e Kosovës kanë shprehur interesim gjithsej 1 mijë e 713, qytetarë serbë.

Afati i fundit për këtë proces është 9 gushti.